Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menopauzë apo shtatzëni?

Jam 47 vjec, menstruacionin e kam te rregullt perveq kete muaj kam vonese prej 13 dite te menstruacioneve nuk kam shenja te menopauzes por nuk i dihet, ndiej uri dhe lodhje te madhe, flej shume ore e prap po ndihem e lodhun, a ka lidhje menopauza me kete gjendjen time apo cka mund te jete ne pyetje, nuk e perjashtoj as mundesine e ndonje shtatzanie sepse nuk kam perdore mjete mbrojtese, cfare mendoni per gjendjen time momentale? ju faleminderit.

Nexhmije Morina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nexhmie

Për të vlerësuar situatën, të rekomandoj të bësh një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjëndjen e kavitetit uterin. Mjeku gjinekolog që do të kryejë ekzaminimin, mund të vlerësoj si periudhë e perimenopauzës, që është më shumë e mundur në moshën tënde nëse përjashtohet shtatzënia. Për moshën që shkruan, mendoj se është periudha e paramenopauzës.

Gjithë të mirat.

/komuniteti