Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet kafe

Doktoreshe pershendetje,kam nevoje te te pyes ne lidhje me sekrecionet. Kam rreth 5 dite qe kam sekrecione si me ngjyre te lehte kafe,me ngjajne me sekrecionet e dites se fundit te nje cikli normal.Jam bere pak merak,a eshte normale kjo qe po me ndodh? Jam ne javen e 32 te shtatezanise. Pune te mbare.

Diana Myrto (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Diana

Drejtohu për vizitë te mjeku që të ndjek shtatzëninë. Ai do të kryej disa ekzaminime specifike dhe një ekografi, për të vlerësuar gjëndjen e placentës dhe të qafës së mitrës. Më pas, do të japë rekomandimet e nevojshme dhe trajtimin e duhur.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Diana Myrto (13 vite më parë)
Faleminderit doktoreshe.Ju pershendes

/komuniteti