Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cfarë është endometrioza?

Doktoresh doktori me tha se kam 3 ciste te mases 33mm ndersa tash kete kontrollen e dyte me tha diqka ne problemin me endometriosis qka ka te beje me ndonje lloj kanceri apo qka me shpejego te lutem ,, ndersa si ilq me dha tamoxifen 10 mg tjeten jave prap ne kontroll te lutem me kethe pergjigje jam e shqetesuar?

Alea Morina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aneda

Endometrioza, është prania e qelizave të endometrit jashtë kavitetit uterin. Pra nuk ka lidhje me dyshimin që shpreh. Prania e kisteve endometriozike, është e shpeshtë ter gratë. Këto kanë në përbërjen e tyre gjak të koaguluar. Trajtimi i rekomanduar, influencon në zhdukjen e tyre. Nëse ky trajtim nuk ka rezultat, kistet mund të hiqen pa komplikacion me rrugë kirurgjikale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti