Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Eko gjinekologjike apo transvaginale

Doktoreshe a mund te me shpjegosh ndryshimin mes ekos gjinekologjike dhe asaj transvaginale.. Un ciklin e kam te crregullt pasi kam PCOS. kam marr trajtimin tani me eshte crregulluar prap ..kete here me kan ardhur sekrecione me ngjyre te erret kafe dhe jo gjakderdhje. Doja te dija cili mund te jete shkaku dhe nese duhet te bej nje eko gjinekologjike apo tranvaginale?

Eni Eni (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eni

Ekzaminimi ekografik përfshin edhe ekon obstetrikale dhe gjinekologjike. Konsiderohet eko obstetrikale, ekzaminimi ekografik që vlerëson ecurinë e shtatzënisë, ndërsa eko gjinekologjike vlerëson gjëndjen e aparatit riprodhues. Ekzaminimi ekografik realizohet me dy menyra; abdominale/nga barku dhe transvaginale nga vagina. Në këto dy ekzaminime, ndryshon vetem forma e sondës. Të dy mënyrat janë të përdorshme për të ekzaminuar sindromën PCO. Shkaku i kësaj syndrome, janë çregullimet hormoneve që prodhohen nga vezorja, estrgjenit dhe progesteronit. Me trajtim me estroprogestativ për së paku prej 6 muaj, ky sindrom mund të dominohet dhe funksioni i vezoreve të kthehet në normalitet.

Gjithë të mirat.

/komuniteti