Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesa e ciklit

Pershendetje Dr. te lutem nese ke mundesi te me pergjigjesh me shpejt, me jane vonuar mujoret qe 7 dite kam bere 2 teste dhe me jane dale negativ, zakonisht ciklin e kam cdo 35 dite, a ndodh qe kam mbet shtatzene ka fundi apo te lutem me shpjego? Me respekt Blerta.

Blerta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerta

Edhe mundet të kesh mbetur shtatzënë, megjithëse testet të kanë dalë negativ. Fillimi i shtatzënisë shoqërohet edhe me shenja të tjera, ndonëse tek ty ato nuk janë paraqitur.

Konfirmimi i shtatzënisë duhet të bëhet nga mjeku gjinekolog, i cili me vizitë dhe ekzaminime specifike ka mundësi të vlerësoj situatën.

Gjithë të mirat.

Blerta (15 vite më parë)
Dr. Moza te faleminderit shume per pergjigjen, une tashme jam shtatzene, testi i radhes me doli pozitiv si dhe me konfirmoi edhe gjinekologia, te faleminderit shume. Me respekt, Blerta.

/komuniteti