Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli pas lindjes

Pershendetje MD Mimoza Keta kam lind qe 2 muj kam pas mestracijone deri 4jav pas lindjes mas 6 javes u ka erdh mestracijonet a pet po shum pak edhe si kafta po a pet tasht mas 2 javesh u ka erdh pse ndodh jam e shetsume shum e pre pergjigjen tane kalosh sa ma mir

Dona Dona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dona

Lehonia, zgjat afërsisht 40-të ditë pas lindjes. Kjo është periudha që organizmi riprodhues femëror, rikthehet në gjendjen e pas lindjes. Zakonisht lehonia shoqërohet edhe me gjakrrjedhje të moderuar, që do të thotë se nuk është për t’u shqetësuar pasi pranohet si proces fiziologjik. Por, sasia e gjakrrjedhjes, nuk është e njëjtë për të gjitha gratë që lindin dhe nuk është e vërtetë se gjakrrjedhje duhet të ketë pa tjetër çdo grua që ka lindur në të gjithë periudhën 40-të ditore. Pa vizitë gjinekologjike, por vetëm me sa shkruan, besoj se edhe tek ty ka ndodhur ndalimi i gjakrrjedhjes brënda dy javëve.

Gjithë të mirat.

Dona Dona (13 vite më parë)
flm shum pre pergjigjen klm

/komuniteti