Forcime në bark
Zana Vula
(13 vite më parë)
Përshëndetje Ermira
Mjeku që viziton jep vlerësim më të saktë dhe të plotë, se sa ai që vlerëson vetëm nga ankesat e gruas shtatzënë. Ti duhet të ndjekësh këshillat që të ka dhënë mjeku dhe shto në terapinë tënde edhe spazmolitikë, që të lehtësohen dhimbjet që ndjen. Mos bëj punë të rënda, mos qëndro gjatë në këmbë dhe evito ecjet e gjata. Qëndro sa më shume të jetë e mundur shtrirë anash majtas.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Se pari flm shum per kohen qe na kushtoni une doktoresh te kam shkru edhe me heret ti me keshillove qe te konsultohem me mjekun tim qe ta bej nje egzminim qe me pa qafen e mitres se a esht shkurtu,une dje isha te mjeku jetoj ne Angli i shpjegova per forcimin e barut koh pas kohe,me propozun ta bej nje analiz te urines analiza me doli mire mi ndegjuan rrahjet e zemres se bebit me dupler me than se bebi mire esht po esht pak posht une edhe placenten e kam pak posht jam ne javen e 23 te shtatzanis ata me than krejt qe esht normale se tash bebi tu u rrit leviz ma shum edhe per at arsye ke ato shtrengime doktoresh une skom besim te keta mjek se per keta gjdo gje esht normale jam shum e shqetesume qka me kishe rekomandu ti me fal se e zgjata pak.