Rreth shtatzënisë
Dorina
(15 vite më parë)
Përshëndetje Dorina
Përdorimi i aspirinës protect do të ishte rezultativ, për të evituar krijimin e mikrotrombeve në placentë dhe fetusi do të ketë mundësi të ushqehet më mirë me gjak.
Do të ishte mirë që të bësh edhe analizat e ferritinemisë, për të vlerësuar rezervat e hekurit në gjak sepse unë mendoj që nuk duhet të ndërpritet marrja e suplementit me hekur.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje! Uroj te jeni mire me shendet...
Doja tju pyesja ne lidhje me pergjigjet e dala nga analizat, atehere, une jam ne javen e 30 te shtatezanise dhe para dy javesh kam bere tre analiza:
1. Analizen e urines e cila me ka rezultuar me rezultat te mire,
2. Analizen e sideremise e cila me ka dale ne vlera 160.4, dhe
3. Analiza e fibrinogjenit ne vlera 516.6 ,dhe per kete te fundit jam e shqetesuar ne fakt pasi me ka dale ne vlera me shume se normalja.
Doktori me tha qe nuk duhet te perdoresh me tardyferon as prenatal, me ka dhene vetem vitamine C 500 mg, qe jane si karamele qe mbahen ne goje. Dua te di nga ana juaj cfare ilaci mund te marre dhe kush jane rreziqet nga rezultati i analizes se Fibrinogjenit?
Pres me padurim pergjigjen tuaj pasi jam ne ankth te madh.
Ju faleminderit zonja doktoreshe.