Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Zhvillimi i bebit 2 javë para shtatzënisë

Pershendetje doktoresha! Diten e pare te menstruacioneve te fundit e kisha 21 korrik,para nje jave me dt 25 mars bera echo dhe mjeku me tha qe bebi eshte 'i pjekur',38 jave nderkohe qe i bie 35-36 j.Paramtrat ishin keto:dbp 90 mm,hc 320mmac 332mm,fl 73mm.Gjithashtu bera glicemine esell 70 mg/dl.Ju lutem me thoni nese ka ndonje problem dhe a ndikon ne daten e percaktuar per lindje ky zhvillim? *ne analizen e strisosh vaginale verehej pak myk por nuk me dha mjekim doktoresha ,a duhet ti kerkoj mjekim patjeter se jam ne merak per prekjen e bebit ne lindje?

Atidra Aaaa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Atidra

Nga të dhënat ekografike si dhe nga dita e parë e gjakrrjedhjes së menstruacionit të fundit, shtatzënia ndodhet në përfundim të javës së 37-të. Përmasat janë optimal, duke përjashtuar ndonjë gabim të vogël gjatë vlerësimit ekografik.

Në këtë preriudhë të shtatzënisë që ndodhesh, nuk është e rekomanduar trajtimi për kandidozë.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti