Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Koka e bebit shumë poshtë

Pershendetje doktoresha e nderuar. Jam shume e shqetesuar.jam ne javen e 28 dhe kam patur dhimbje poshte (me kto dhimbje pothuajse kam patur te gjithe muajin e 6 po me nderprere).ne ekon qe bera ne javen 22 bebi e kishte koken poshte me pas me filluan dhimbje te lehta.perdora sambutamol dhe papaverin po jo gjithmon.tani ende kam ato dhimbje sa ndonjeher nk eci dot.bera eko dhe koka e bebit ishte shume me poshte sec duhej.vazhdoj po me ato mjekime po mare dhe magneziun b6.kam frike mos koka bebit skon te kanali per lindje.a mund te ndodh ?dhe cte veproj tjere?me fal se u zgjata pak po jam shume ne ankth.ju falenderoj nga zemra.

Marsi Lamcja (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsi

Nga sa shpjegon, mendoj që je para rezikut për lindje para kohe. Mirë do ishte edhe vlerësimi i gjatësisë së qafës së mitrës. Ky ekzaminim tregon mundësinë për lindje para kohe. Nëse rreziku ekziston, përveç trajtimit me spazmolitikë rekomandohet edhe regjimi i shtratit.

Pas javës së 30-31, mund të mendohet edhe për pozicion që duhet të marrë fetusi për të patur lindje normale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti