Sekrecioni i bardhë
Nora Aliu
(13 vite më parë)
Përshëndetje Nora
Të rekomandoj të bësh një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për të gjetur shkakun e infeksionit dhe trajtimin më të mirë. Trajtimi me ovula lokale të kombinuara që përmbajnë metronidazol dhe antimykotik, nuk është i kundërindikuar për nënat që janë në periudhën e gjidhënies. Kjo do të thotë se ky lloj trajtimi nuk influencon në qumështin e gjirit.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar dr, po kam shume sekret te bardhe, vajzen e kam 13 muajshe dhe e ushqej ende me gji, mbas 9 muaj te lindjes kam pas ciklin e pare pastaj te dytin pas 6 jave kisha problem me kruarje dhe djegesime tash vetem sekret po kam isha ne vizite te dr por me tha nuk guxoj te jam ndonje medikament per shkak se e ushqen vajzen me gji, po mua po me pengon shume ky problem edhe qe ja 5 dite mban ere te keqe edhe pse po bej shperlarje me qaj kamomil dhe po pi qaj boronice te kuqe, prap njejte. Cfare me keshilloni te bej ndonje paptest apo ndonje analize urine mos kam ndonje infektim urinar? Faliminderit per mirekuptim dhe me fal qe e zgjata ama deshta me u sqaru mire.