Java e 40 e shtatzënisë
Kledi Shallari
(13 vite më parë)
Përshëndetje Kledi
Shtimi i sekrecioneve vaginale gjatë shtatzënisë dhe sidomos para lindjes, konsiderohen normale. Kryerja e analizës është e rekomandueshme. Lemza e bebit në bark, nuk ka shpjegim mjeksor.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Dr. Moza pershendetje. Per 3 dite futem ne javen e 40 te shtatzanise..(e dyta) kam pak therje barku por qe mendojk se jane normale (me aq sa kam lexuar) dhe jane shenja parapergatitje per lindje. Ajo qe me shqeteson eshte fakti se ka 2-3 dite qe kam nje lloj sekrecionesh te bardha (si ne sasi te madhe, jo si zakonisht qe kane femrat)...cfare shenje mund te jete kjo, a eshte normale , mos eshte e nevojshme berja e nje analize te ketyre sekrecioneve. Dhe pyetja e dyte eshte : doja te dija nese konsiderohet normale nga mjekesia zenia e lemzes (e shpeshte) e bebit ne barkun e nenes...nga cfare i shkaktohet dhe a ka pasoja...Ju falenderoj per pergjigjet e vyera qe jepni ne lidhje me shqetesimet e shprehura nga ne nenat...ju uroj gjithe te mirat. Kledi