Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pas sa kohësh pas abortit duhet të provoj për shtatzëni ?

Pershendetje e nderuar doktoresh .Jam 26 vjece dhe bera abort sponatn ne javen e 4 te shtatezanise ,bera pastrimin dhe po mar antibiotik.A mund te me thoni ju lutem pas sa kohesh duhet te provoj serish te mbetem shtatezan,dhe cfare analizash duhet te beje para se te ngelem shtatezane,kur duhet te filloj te kem raporet seksuale me bashkshortin ? ju faleminderit ,ju uroj pune te mbare dhe mirpres pergjigjen tuaj .

Maria Andoni (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Maria

Ekzaminimet më të rekomanduara janë analizat, që përjashtojnë patologjitë sistemike të nënës si shkak për abort, analizat që përjashtojnë defektet gjenetike, analizat që përjashtojnë shkaqet endokrine, analizat që përjashtojnë shkaqet infeksioze, HSG-ja si dhe analizat që përjashtojnë infeksionet vaginale.

Të gjitha këto ekzaminime duhet të rekomandohen nga mjeku gjinekolog, i cili duke vlerësuar rezultatet do të ketë mundësi të rrugët për të patur shtatzëni të sukseshme. 6-të muaj pas abortit, është e pranueshme që të fillohet një shtatzëni e re.

Gjithë të mirat.

/komuniteti