Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Disa njolla kafe në gji

Me duket qe kam shtuar peshe shume pesha ime normale ka qene 54 kg ndersa tash 69 kg jam ne javen e 33 Dhe pyetja ime eshte ( ne gji kam ca te qara dhe disa njolla me ngjyr kafe nje mjeke me ka rekomandu ktu ne prishtine qe ti lyej me vjam te bullices e gjeta dhe i lyva disa prej shenjave te medha mi ka hequr po edhe disa kan mbet a mendoni qe mund te heken mbasi te lindi keto sheja dhe mbasi te humbi pesh faliminderit shume ju uroj ni dite te mbare pune me respekt Gentiana .

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gentiana

Shtatzënia shpesh shoqërohet edhe me çarje të lëkurës në disa vende të trupit duke përfshirë edhe gjinjtë, si dhe shfaqen e disa njollave të errëta në lëkurë.

Strijet/çarjet e lëkurës, vijnë edhe si shkak i shtimit në peshë mbi atë që quhet normale. Për të dominuar strijet, bëj kujdes në shtimin në peshë si dhe duhet të bësh masazh të lehtë të gjinjve me kremra me bazë elastine dhe proteine. Nëse strijet formohen gjatë shtatzënisë, ato kanë mundësi që të jetë aty gjatë gjithë jetës.

Rruga kryesore për të lehtësuar pamjen e njollave, është reduktimi total i ekspozimit në diell. Nëse kërkohet që njollat të mos dallohen, përdorimi i kremrave kozmetik e kryejnë këtë funksion. Përdorimi i tyre duhet të jetë tërrësisht i rekomanduar nga mjeku dermatolog. Pas lindjes, hiperpigmentimi zhduket plotësisht.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti