Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pas lindjes

Pershendetje doktoreshe, kam shkruar dhe dy here me pare per kete pro nuk mora asnje pergjigje. Ju lutemi me ktheni pergjigje rreth kesaj pyetje: une kam lind djalin me daten 21.02.2013 (lindje normale, por me ndihme "prerje") dhe ne dy javet e para kisha gjak-derdhje normale, por pas dy jave me eshte ndal gjak-derdhja. Une jetoj ne slloveni dhe terminin per kontroll pas lindjes e kam me daten 17.04.2013 tek gjinekolog-ja e cila ka percjell shtatzenine time, ju lutem me thuani a eshte normale kjo apo duhet te shkoj me heret ne kontroll, jam e shqetesuar sepse une kam degju se gjakderdhja pas lindjes zgjat rreth 40-45 dite. Faleminderit shume

Roland Dior (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda

Lehonia, zgjat afërsisht 40-të ditë pas lindjes. Kjo është periudha që organizmi riprodhues femëror, rikthehet në gjendjen e pas lindjes. Zakonisht lehonia shoqërohet edhe me gjakrrjedhje të moderuar, që do të thotë se nuk është për t’u shqetësuar pasi pranohet si proces fiziologjik. Por, sasia e gjakrrjedhjes, nuk është e njëjtë për të gjitha gratë që lindin dhe nuk është e vërtetë se gjakrrjedhje duhet të ketë pa tjetër çdo grua që ka lindur në të gjithë periudhën 40-të ditore. Pa vizitë gjinekologjike, por vetëm me sa shkruan, besoj se edhe tek ty ka ndodhur ndalimi i gjakrrjedhjes brënda dy javëve.

Më vjen mirë, që epiziotomia, prerja që të është bërë gjatë lindjes, ka shkuar mirë dhe nuk ke probleme si për gjakrrjedhje ashtu edhe për infeksione të cilat kanë terren për t’u shfaqur në të tilla raste.

Gjithë të mirat.

/komuniteti