Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet në fund të barkut dhe në midis

Përshëndetje dr. Mimoza, une jam shtatzan ne javen e 31, kam dhimbje ne fund te barkut dhe ne midis,deshta te pyes, a jane normale keto dhimbje dhe prej ciles jav mundesh me qujt lindje normale?

Lumturije Ramadani (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lumturije

Dhimbjet e mesit dhe të barkut janë të zakonshme gjatë shtatzënisë. Por, nëqoftëse dhimbjet vazhdojnë, mund të dyshohet për infeksion urinar prandaj duhet të drejtohesh tek mjeku gjinekolog. Lindja quhet në termin nëse ndodh prej javës 37 deri në javën e 42 të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti