Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth barnave që të sjellin menstruacionet e vonuara

Pershendetje Doktoreshe. Une kam 6 muaj qe kam lindur djalin. Mestruacionet pas lindjes me kane ardhur 3 muaj me pare, kete muaj qe kaloi dmth ne mars nuk me erdhen fare. t ethem te verteten u bera shume merak se mos kam ngelur shtatzene dhe e kam perjetuar me nje stres te jashtezakonshem keto 2 dite sepse bera nje test dhe me doli viza e dyte shuuuuum e zbehte. me pas mora disa hapa ne farmaci qe te sjellin mestruacionet dhe dje kam pire nje hap ne mengjes. pasdite vone pa pire asnje tjeter mu shfaqen menstruacionet dhe te them te drejten kam ndier nje lehtesim te madh por tani jam pak e shqetesuar mos valle mestruacionet me kane ardhe te shtyre nga hapat dhe a ekziston mundesia qe vertete te jem shtatzene??? ju lutem me ktheni pergjijge sa me pare. neser a mund te bej edhe nje test tjeter shtatezanie??? ju falenderoj per kohen qeme kushtoni.

Evenad .. (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Vonesa menstruale, mund të jetë shkak i një ndryshimi të nivelit të dy hormoneve kryesore që prodhohen nga vezoret, estrogjenëve dhe progesteronit. Tabletat që sjellin menstruacionet dhe që ke përdorur, kanë progesteron në përbërjen e tyre dhe duke u rregulluar niveli i progesteronit vjen mestruacioni. Nëse ky ka qënë shkaku i vonesës menstruale, atëherë trajtimi ka qënë i saktë.

Për të hequr merakun, bëj një test tjetër shtëpiak për shtatzëni.

Gjithë të mirat.

/komuniteti