Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Jam shtatzënë!

Pershendetje! Sot bera testin e shtaezanise, dhe me doli pozitiv. Menstruacionet e fundit i kam pasur ne 1 Mars. Jam e shqetesuar pasi 5 dite pas menstruacioneve (rreth dates 13), kam bere nje skopi per mushkerite, e cila rezultoi pa asnje problem. (Nga mjekja m\\\'u pohua qe isha shume afer nga data e menstruacioneve, dhe nuk do te kishte problem kjo gje.) Ju lutem jam shume e shqetesuar, nese do te mund te kete ndikim ne shendetin e bebit, sepse une e dua shume kete shtatezani. Ju falenderoj paraprakisht!

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Inida

Të uroj për shtatzëninë e filluar. Skopia e mushkërive, mund të jetë një ose dy ditë përpara ditës së fertilizimit. Sepse, nëse cikli menstrual është i rregullt prej 28-të ditësh, ovulacioni ndodh rreth ditës së 14-16. Në këtë kuptim, skopia nuk ka efekt mbi shtatzëninë. Sidoqoftë, këtë fakt referoja mjekut që të ndjek shtatzëninë, për të bërë kujdes në ndjekjen e ecurisë së saj.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti