Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A duhet të shqetësohem?

Pershendetje. Jam 24 vjec. Kam 10 muaj qe tentoj per shtatzani, por nuk po ndodh. Qe prej muajit te pare rreth dites se 20 apo 21 te ciklit kam pasur njolla te kuqe qe zgjasin 1 dite, kete muaj ka dy dite qe kam kete hemorragji te lehte, se kuptoj pse nderkohe qe ciklin e kam te rregullt. A duhet te shqetesohem? Duhet te bej ndonje ekzaminim? Ju falenderoj.

Alba Alb (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshendetje Alba

Situata që përshkruan, me gjakrrjedhje rreth ditës së 20-21 të ciklit për rreth 10 muaj, nuk është normale. Duhet të bësh një vizitë gjinekologjike si dhe disa ekzaminime, për të vlerësuar gjendjen përgjithshme të shëndetit riprodhues.

Nëse e shikon të arsyeshme, më kontakto në klinikën ku punoj, për t’i zgjidhur problemet hap pas hapi.

Gjithë të mirat.

/komuniteti