Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mund të ketë qenë prolaktina e lartë shkaku i abortit spontan?

Pershendetje dr.Para disa muajsh konstatova se kisha prolaktinen e larte 125,mjekja me dha bromokriptine dhe me tha te tentoja nderkohe per shtatzani.Ngela shtatzane dhe ne javen 4-5 pesova abort spontan.Fatmiresisht nuk ishte i nevojshem pastrimi.Prolaktina pas abortit ishte 45.U konsultova me nje mjeke te dyte e cila me tha se shkak i abortit ishte niveli i larte i prolaktines.Do doja te dija mendimin tuaj e nderuar.Theksoj qe analizat e tjera me kane dale shume mire..Nderkohe jam duke perdorur serish bromokriptine prej dy muajsh per te ulur prolaktinen. Ju falenderoj perzemersisht.

Era 2013 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Era

Shkaqet endokrine janë të mundshme për abort. Midis tyre përfshihet edhe ndryshimi i nivelit të prolaktinës. Kjo mund të shpjegoj, që mbështetja hormonale e organizmit të nënës është e pamjaftueshme për zhvillimin e embrionit. Kjo do të thotë se për të patur shtatzëni të sukseshme, duhet të stabilizohet niveli i ulur i prolaktinës.

Gjithë të mirat.

/komuniteti