A më lejohet udhëtimi me anije gjatë shtatzënisë?
Lume Lume
(13 vite më parë)
Përshëndetje Lume
Fluturimet e me avion ose udhëtimet me anije, nuk janë problem nëse për arsye të tjera nuk je në rrezik aborti. Si në avion ashtu dhe anije, zgjidh një vend ku mund të shtrish këmbët dhe merr masa, sepse mund të të vijë për të vjellë. Kontrollet kufitare nën rreze, janë të padëmshme si për nënën dhe fëmijën. Nëse deti është i trazuar, nuk rekomandohet udhëtimi i grave shtatzëna. Mos harro të kesh me vete sigurimin e shëndetit në udhëtim dhe dokumentat e vizitave të bëra gjatë shtatzënisë.
Gjithë të mirat.
Pershedetje e nderuar doktoresh, jame ne javen e 18 te shtatezanis dhe desha te pyes nese me lejohet qe brenda dites te udhetoj me aeroplan por gjithashtu edhe me anije? kam pak frik te udhetoj me anije mos po ndikon frika ne shtatezani sepse eshte hera e pare qe udhetoj me anije kurse me aeroplan me bije te udhetoj qdo muaj.. Falemderit paraprakisht.