Lëngu amniotik
Shkurta
(15 vite më parë)
Përshëndetje Shkurta.
Është fiziologjik shtimi i volumit të likidit amniotik rreth javës së 27-30 të shtatzënisë. Kjo sasi dyfishohet në krahasim me javën e 20-të, nga 300 në 600 ml. Duhet të dish se një pjesë e patologjive fatale, shoqërohen me polihidramnion. Prandaj mjeku, duhet të ketë kujdes zhvillimin e fëmijës.
Uroj të mos kesh problem.
Pershendetje, jam ne javen e 23 te shtatzanise dhe eshte shtatzania e pare, deri tani te gjitha kontrollat kane qene shume mire, por sot me thane se me eshte shtuar lengu amniotik. Desha te di shkaqet se si vjen deri te kjo, dhe pasojat qe do ti kete femiju? Flm n'mirekuptim.