javë pas jave
Përshëndetje Endri.
Testi i shtatzënisë, është tregues i rëndësishëm i fillimit të saj. Por gruaja/femra, në fillim të shtatzënisë shfaq edhe disa shenja si shkak i saj. Nëse do më kishe treguar edhe për shenja të tjera, mund të jepja një konkluzion. Duke marrë të mirë qënë se “vajza” nuk ka shenja të veçanta, mund të jap mendimin se nuk kemi të bëjmë më fillimin e një shtatzënie
Megjithatë, konfirmimin përfundimtar e jep vizita gjinekologjike. Unë të sygjeroj, që “vajza” të paraqitet tek mjeku. Nëse shtatzënia mungon, çrregullimi menstrual nuk është normal. Mjeku ka mundësi që me ekzaminime, të vlerësoj gjendjen dhe të japë terapi nëse është e nevojshme. Kjo është e domosdoshme, për të patur një shëndet riprodhues femëror normal.
Gjithë të mirat.


Ju lutem me tregoni eshte urgjente... 1 vajze i ka patur menstruacionet e crregullta dhe muajin e kaluar i kane ardhe me dt 8 tani kane kaluar 1 jave dhe si kane ardhe data eshte 15 ka bere 2 here testin e shtatzenise i kane dale negative dua te dije a eshte shtatzene.