Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Permasat e bebit

Jam ne javen e 31 te shtatzanis,bera kontroll te gjinekologu me an te ultrazerit,gjinekologu me tha qe madhsia e kokes se bebes eshte sa te isha ne javen e 34 ndersa eshtrat e kembeve stomaku ishin tamam si ne javen e 31 a eshte problem serioz madhesia e kokes ju lutem me ktheni pergjigje bebi peshon 1.850 gr?

Dita Diti (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dita

Nëse shtatzënia është në javën e 31-të, pesha fetale është paksa më e madhe se normalja. Të rekomandoj të bësh një ekzaminim ekografik pas dy javësh, dhe rezultatet e dy ekografive të fundit, tregoja mjekut për të krahasuar ecurinë e shtatzënisë dhe gjetur moshën e saktë të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti