javë pas jave
Përshëndetje Sara
Kremin antihemorroid, mund ta përdorësh për të lehtësuar gjendjen aktuale. Rregullimi i rregjimit ushqimor me ushqimeve të pasura me fibra, rritja e konsumit të lëngjeve, ndihmon në rregullimin e jashqitjes e cila është problemi i pranisë së hemorroideve. Gjithashtu, duhen evituar ushqimet pikante, që i bëjnë materialet fekale irrituese. Duhet bërë më shumë se një herë në ditë banjo, ulur, me ujë të vakët 15-20 minuta në ditë. Kjo është mënyra më e mirë kundra dhimbjes dhe infeksionit, sesa përdorimi i akullit apo ujit të ftohtë.
Meqënëse je 36-të javë, konsultohu me një mjek proktolog (mjeku që merret me zorrën e trashë), për të vlerësuar gjendjen dhe të rekomandoj rrugën e lindjes, vaginale apo me operacion cezarian.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje e nderuar Deshta te pyse , kame marr nje mast per hemoroide Mast Faktu 20mg,po nuk jame konsultuar me mjekun qe me percjell shtatzanin jame ne jave e 36 mirpo kame shum probem as ule nuk po mund te rri me kan dal krejt jasht zorra e trash dhe po behem shum kaps ,ju luse te me rekomandoni diqka dhe me tregoni a eshte i demshem ky mast Ju falenderoj nga zemra