Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kontrolli në muajin e fundit

Pershendetje gjinekologe! Une jam ne javen e 37 te shtatzenise time te pare, shkova dhe bera eko sot tek doktori dhe me tha qe cdo gje eshte normale si pesha, zhvillimi dhe pozicioni. Kur e pyeta se kur duhet te vije te bej serisht kontroll, me tha qe nuk eshte me e nevojshme, tani kur te lindesh, vetem po kalove terminin e lindjes. Po une kam lexuar ne kete faqe qe mbas javes se 37 kontrollet duhet te jene cdo jave, si tia bej une? Elona.

Elona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elona.

Në klinikën ku punoj, në muajin e fundit të shtatzënisë i rekomandojmë gratë të paraqiten çdo javë deri në term. Gjithashtu i këshillojmë që për çdo ndyshim që vërejnë midis kontrolleve, të njoftojnë menjëherë në çdo kohë.

Gjatë kësaj periudhe, të këshilloj që të ndjekësh me vëmëndje lëvizjet e bebit. Bëj shëtitje në natyrë, pa lodhje dhe sforcime deri në 1 orë në ditë. Shmangu plotësisht nga përballja direkte me rrezet e diellit dhe lëviz hijeve me pemë ose qëndro në ambjente me ajër të freskët. Nëse ndjen lodhje, qetësohu duke u ulur ose edhe duke u shtrirë. Shumë këshilla të tjerë mund të jepen, por edhe po lexove artikujt e kësaj faqe, mund të marrësh ato njohuri që duhet.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Dita (15 vite më parë)
Tung Elona, lindje sa me te lehte, te rehatshme, bebe te mrekullueshme, e sa i perket kontrollave te propozoje kontrollat me i be, se me mire me shku se me ndejte ne ankth deri ne lindje. Tung.
Elona (15 vite më parë)
Ju falenderoj shume per keshillat.Ju uroj nje pune sa me te mbare.Gjithe te mirat.

/komuniteti