Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet në fund të barkut

Pershendetje Dr.Keta,jam ne javen e 30 te shtatzanise dhe desha te dij nga ju sa jan shqetsuese dhimbjet ne fund te barkut qe kam dhe dhmibje mesi po kam ,theksoj se te shtunen isha e shtrur ne spital per shkak te dhimbjeve ne fund te barkut dhe hipotensionit dhe me pershkruan keto tableta: Matervit,Amoxibos,Magnesium,calcium vitaC,dhe mast Vitagyn C,pyetja ime eshte a kam ndonje rrezik per shkak te keyre dhimbjeve a duhet te bej kontroll menjeher? me falni e zgjata shum po tani po kam frik shum per bebin! Ju falmnderit per mirkuptim! gjith te mirat

Linda Omer (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda

Sipas këtyre që shkruan, nuk e kupton se përse të është rekomanduar përdorimi i antibiotikut. Preparatet e tjera, janë vitamina dhe kripra minerale.

Në lidhje me hipertensionin, duhet të qëndrosh nën kontrollin e rreptë të mjekut obstetër-gjinekolog. Nëse vlerat e tencionit janë të larta, ashtu siç shkruan, mjeku duhet të të përshkruan edhe preparate antihipertensiv për të patur ecuri normale të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti