Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Anemia në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe, jam shtatzene ne javen e 26, kam dy binjake, me shqeteson fakti se e kam hemoglobinen 87 dhe per kete shkak po ndihem shume e lodhur, mjeku me ka pershkruar Ferimax, po frikesohem se deri ne fund te shtatzenise po me bjen ende vlera e hemoglobines se nuk kam fare oreks per asgje. Te lutem doktoreshe, a ndikon kjo gjendje tek femijet e mi, a ka ndonje efekt anesore? Flm pres pergjigjen!

Vjollca (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjollca.

Sygjeroj që krahas analizës së gjakut komplet që ke bërë, duhet të bëhet edhe analiza e ferritinemisë, e cila do të japë dijeni për rezervat e hekurit në gjak. Mbështetur shifrave, vendoset dhe sasia e hekurit që duhet të marrësh.

Sa për ta ditur, zvoglimi i sasisë së hekurit në gjak ndikon tek fëmijët. Fëmijët që të zhvillohen, kërkojnë sasi të caktuara hekuri. Ata e marrin atë nëpërmjet gjakut të nënës. Duke patur mungesë hekuri, nuk i ndihmon fëmijët të rriten normalisht.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti