Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ka rrezik për beben?

Pershendetje Doktoreshe,deshta me pyet per nje mike e cila gjate kohes qe ka qene shtatezane dhe nuk e ka dite ka perdore barna konkretisht ne javen e 5 te shtatazise si psh:Hormone Orgametril 2x1 per 5 dite,Doksines 2x jave 3 cope te perdorura dhe meqenese ka qene dhe me Grip ka perdore Atiksociklin 3x1,Flavamed 3x1 dhe inxheksion Lendacin 1gr,Lidokain,Deksazon,Dikllofen per 2 dite rresht,kto te gjitha i ka perdore gjate gjithe javes se 5 te shtatzainse meqenese ka pas Cikel te parregullt per shtataznine e ka kuptuar me vone dmth ne javen e 6, vlene te theksohet se para 3 vite ka pasur nje shtatzani te deshtuar ne muajin e 7 nga Ekllamsioni,dhe kjo eshte shtatzania e dyte pas asaj te deshtuares,me padurim presim prgjigjen tuj Doktoresh se a ka rrezik per beben dhe a eshte e nevojshme per ndonje analize

Njomza Njomza (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Njomëza

Përdorimi i antibiotikëve, nuk është i rekomanduar në shtatzëni. Meqënëse ka ndodhur që ato janë përdorur pa e ditur se shtatzënia ishte e pranishme, kërkohet që ndjekja e saj të jetë e kujdeshme. Kjo situatë t’i paraqitet mjekut obstetër-gjinekolog, i cili do të dijë të ndërtoj strategjinë e vizitave dhe ekzaminime për të mundsuar shtatzëni të sukseshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti