Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur mund të filloj shtatzëni të re pas abortit

Mirembrema Dr. Se pari te flm qe po na ndihmon desha te them dhe une nje problem kam pasur nje deshtim (abort) me 25 maj, desha te di kur mund te provoje per nje femije ne te ardhmen, se jam ne hall se e kisha me shume deshire, jam 20 vjeçe, 2 vjet martese, e dobet, 1.65 e gjate, 55 kg, brune, studente per shkenca shume flm shpresoj te me ndihmosh.

Marta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marta

Duhet kuptuar se edhe ndodh, që aborti të jetë i pranishëm në jetën grave pa asnjë shkak. Tashmë duhet të rikuperosh veten, qoftë edhe psikologjikisht. Shtatzënia e rradhës pas një aborti, rekomandohet të filloj pas 6-të muaj. Kjo konsiderohet si periudhë e domosdoshme, për rikuperimin e organeve gjenitale.

Marta, tre muaj përpara se të fillosh shtatzëninë e re, duhet të përdorësh acidit folik. E fillova kështu për të tërhequr vëmëndjen se, parafillimit të shtatzënisë është mirë të kryheh një këshillim parakoncepsional. Aty nëna e re merr këshilla dhe do të kryen një sërë analizash dhe ekzaminimesh të cilat ndihmojnë në mbarëvajtjen e një shtatzënie normale.

Të uroj fat dhe fillimin e një shtatzënie të shëndetshme.

Marta (15 vite më parë)
Flm dr Moza te flm nga zemra qe po na ndihmoni nga larg me keshillat tuaja, jeni e madhe, flm e te prsh gjith te mirat zoti ta prifte mbare e mire ciaoo ciaoo naten.

/komuniteti