Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth organit gjenital gjatë shtatzënisë

E nderuar doktoreshe, une jam ne javen e 11 te shtatzenise, deri me tani me ka ecur mire shtatzenia, mirepo keto 2 dite ka filluar organi gjenital te me skuqet dhe po me djeg, sidomos kur po e kryej urinen. Gjithashtu dhe kontakte nuk po mundem te bej, sepse me djeg organi, veçanerisht dy buzet, çfare me keshilloni qe te bej?

Amela (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Amela.

Dyshoj se shqetësimi yt, vjen nga infeksioni i kandidozës. Mirë është të bësh strisho vaginale, për të konfirmuar diagnozën. Lomexina është preparat i favorshëm, për të eliminuar kandidozën.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti