Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përmasat e bebit dhe mosha e saktë e shtatzënisë

Pershendetje e nderuar doktoreshe moza. Te shtunen pata kontrollin e radhes ,sipas ciklit jam 37 jave +2 dite ndersa permasat e bebit jane keto dhe me shqeteson pak hl, shikojini te gjitha dhe me thoni a jane ne rregull dhe se cfare moshe mund te jete shtatzania ime. Bpd 9.33 cm Hc 33.23 cm Ac 35.29 cm Fl 7.49 cm Hl 6.19 cm Ofd 11.61 cm Dhe pesha ne perafersi 3567 g Me respekt marsida .

Marsida Ashiku (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida

Të dhënat ekografike që ke shkruar, përgjithësisht përputhet me moshën e shtatzënisë. Mosha e shtatzënisë, është e saktë kur ajo llogaritet nga dita e parë e gjakrrjedhjes të ciklit të fundit menstrual. Ekzaminimi ekografik vlerëson disa përmasa, për të krahasuar zhvillimin fetal me normat mesatare. Lëvizjet e këtyre vlerave nga vlerat mesatare janë normale, sepse bebet që po vijnë në jetë janë individë dhe kanë veçoritë e tyre fizike dhe nuk janë të stampur që duhet të jenë të gjithë brënda disa numra. Pesha fetale është paksa e madhe, por edhe kjo nuk përbën shkak për t’u shqetësuar, nëse ecuria e shtatzënisë dhe shëndeti fetal ka qënë i mirë.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti