javë pas jave
Përshëndetje Kosovare
Muret e mitrës përshkruhen; muri anterior (i përparmë), muri posterior (i pasëm) dhe dy mure laterale (anësore). Nëse placenta inserohet në një nga këto mure, atëherë me terma ekografik përshkruhet; placenta anterior, placenta posterior dhe placenta lateral. Këto vendosje nuk kanë lidhje me inserimin e ulët të placentës që do të thotë; vendosja e placentës në cilin do mur mbyll pjesërisht ose në mënyrë të plorë hyrjen e mbrëndshme të qafës së mitrës.
Prandaj placenta e vendosur në murin posterior nuk paraqet asnjë problem për ecurinë e shtatzënisë dhe lindjen. Ndërsa placenta previa, është vendosja e placentës mbi hyrjen e mbrëndshme të qafës së mitrës dhe kërkon ndjekje të kujdeshme gjatë shtatzënisë dhe sidos gjatë aktivitetit të lindje e cila realizohet vetëm me prerje cezariane.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Te lutem shume Doktoreshe,nese ke mundesi te me shpjegosh ne lidhje me placenten posterior.Jam ne shtatzenine e dyte ,ne javen e 17-te,jam ne merak te madh dhe stres pasi qe ne shtatzenine e pare kam pasur lindje te veshtire,te parakohshme me placent previa qendrore.Mbes me shpres se do te marr pergjigjie.Ju uroj gjith te mirat ty dhe familjes tuaj per gadishmerin ne lidhje me nenat...