Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ciklet

Pershendetje Dr. Mimoza, desha me ju pyet, cikli ka qe me dt 01.06.2011 deri 05.06 pasta prape me kane ardhur me 14.06. deri 19.06 tash eshte i 17.07 dhe s`me kanr ardhur ende une gjithehere i kam pas te çrregullta ciklet e kane bere nje test por negativ a me prit ende per edhe nje test a edhe kur eshte e pershtatshme nje kontrolle te gjinekologu edhe a mundet me ndodh shtatzenia edhe pse testi negativ ose mundet me ndodh qe prape jane çrregullu ciklet une provoj gati qe 3 vite per shtatzeni por kot, deri ne sa jave nuk e qet testi pozitiv nese je shtatzen, ju lutem e pres nga ju pergjigje flm.

Ganuqja (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Ti po referon një çrregullim menstrual. Mos qëndro me shpresën se një test do jetë shpëtimi yt. Edhe nëse je ose jo shtatzënë, për shkak të çrregullimit menstrual duhet të kontaktosh mjekun gjinekolog.

Nuk është mirë që për tre vjet, ke kërkuar shtatzëni dhe nuk ke mbetur. Unë mendoj se me analiza dhe ekzaminime, mundet të gjendet dhe të eliminohet shkaku. Nëse nuk e ke bërë deri tani, bëjë tani dhe sa më shpejt të jetë e mundur kontakto një mjek gjinekolog. Paralelisht me ty, të kontrollohet edhe bashkëshorti tek mjeku androlog. Koha është në disfavorin tuaj.

Të uroj fat.

/komuniteti