Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Travazol

E nderuar doktoresh, te pakten ti je je ajo qe po na i largon brengat tona, zoti ju shperbleft me te gjithe te mirat, kam bere HSG para 2 jave , por tani kam shume sekrete te bardha dhe kruarje para 3 diteve , mjeku me keshilloi te perdori travazol, tani ndihem me mire dhe tha nuk ehste asgje per tu shqetesuar ndresa une jam bere shume merak, edhe pse kjo eshte hera e pare qe me me ka ndodh nuk di pse te lutem doktoresh a eshte diqka qe duhet te shqetesohem pasi une jam tani duke pritur te mbetem edhe shtatzan ,,, me shume respekt pres pergjegjen nga ju , gjitha te mirat.

Bella Bahtiri (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bella

Kur shenjat janë; shtim i rrjedhjeve vaginale, kruarje etj, duhet të bëhet analizë dhe kulturë e sekrecioaneve vaginale për të gjetur shkakun dhe për të përcaktuar llojin e trajtimit/medikamnetin më efikas. Meqënëse e ke filluar trajtimin me travazol , për fundoje atë dhe pas dy javëve bëji analizën e sekrecioneve vaginale për të vlerësuar efikasitetin e trajtimit dhe shërimin. Pasi të jeshë shëruar nga infeksioni i mundshëm vaginal, mund të tentosh të mbetësh shtatzënë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti