Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindje me stimulues në javën e 39

Pershendetje e nderuar , doja te dija prej jush ne se nuk kam lindur deri ne javen e 39 tani jam 37+3 , a mund te bej stimulues per lindje ne javen e 39 te shtatzanise, si mendoni a eshte e demshme per bebin se nga qe jemi larg dhe kam shum,e frike nga largesia , kam frike mos lind rrugeve, ju lutem me thoni sepse lindjen do ta bej ne Tirane. Cila eshte zgjedhja me e mire qe duhet te bej, doktori qe ndjek shtatzanine me thote qe tani ne fillim nuk eshte mire ta bej me stimulues por mbas javes se 39 , pasi te kete pare dhe ne eko, gjendjen e bebit. Te pershendes Marsida, Elbasan

Marsida Ashiku (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida

Stimulimi për lindje, në klinikën ku unë punoj, përdoret në rastet kur paraqitet ndonjë problem mbi shëndetin e fëmijës dhe kërkohet dalja sa më e shpejtë e bebit. Megjithatë, ndiq këshillat e mjekut, që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj lindje të mbarë.

/komuniteti