Jam shtatzënë po nuk po mundem të ha asgjë
H. H.
(13 vite më parë)
Përshëndetje Shqipe
Neveria gjatë shtatzënisë, në shumicën e rasteve gjatë tremujorit të parë është gjendje normale, dhe nuk ka vend për bregosje. Ju tani vetëm duhet të merrni vitaminat dhe mineralet e udhëzuara nga mjeku juaj.
Acidi folik është një vitaminë e cila parandalon anomalitë e bashkëlindura të tubit neural (trurit dhe palcës kurrizore) tek fryti. Ai duhet të merret 400 mikrogram një herë në ditë, deri në javën e 12 të shtatzënisë. Pas kësaj jave nuk ka efekt.
Të rekomandoj të lexosh artikullin e mëposhtëm, për t`u informuar më shumë rreth kësaj:
http://www.bebaime.com/rreth-shtatzanise/neveria-e-mengjesit-gjate-shtatzanise?like=true
Të uroj një shtatzëni të mbarë, gjithë të mirat.
Jam ne javen e 6 gati ne te shtatetn po asgje smundem me ngren sguxoj as me i kqyr me vje me vjell kam dhimbje lukthi edh enaten smundem me ba gjumin rehat a jan normal apo me u ndrejtu te gjinokologu im se me bie edhe tensjoni pa ngren edhe me hanger diqka e ha shum me gerdi ju lutem me ndimoni.