javë pas jave
Përshëndetje Lule
Kur rezultatet e ekzaminimeve janë në parametra të normave, shtatzënia duhet të ndodhë. Mos ndodhja e shtatzënisë, tregon se diçka nuk shkon siç duhet në shëndetin riprodhues të femrës apo të mashkullit. Unë mund të të rrjeshtoj një seri të tërrë me analiza dhe ekzaminime që duhet të bëj çifti, përpara konceptimit të fëmijës apo për të arritur të konceptojë shtatzëni. Mjeku rekomandon ato analiza dhe ekzminime që mendon se janë pengesë për shtatzëni, pas vizitës gjinekologjike që kryen.
Në këtë kuptim, është e pamundur që të them se përse shtatzënia nuk ka filluar tek ty, pasi nuk di asgjë për shëndetin tuaj riprodhues.
Nëse e shikon të arsyeshme, më shkruaj; çfarë moshë ke? sa kohë ke që tenton për shtatzëni? a ke kaluar ndonjë sëmundje që lidhet me shëndetin tënd riprodhues? A ke problem me ciklin menstrual? a i ke vlerësuar ditët e ovulacionit? a ka bërë bashkëshorti analizë të spermogramës dhe cili është rezultati? Nëse më përgjigjesh, edhe mund të të orientoj se çfarë duhet të bësh më tepër. Mbase do të të kërkoj edhe të dhëna të tjera, të cilat, mjeku ku je vizituar duhet të t’i kishte bërë për të arritur në konkluzion.
Gjithë të mirat.


Dr.e nderuar a mund te me tregoni pse nuk ngelem dot shtatzene pasi qe deri tani te gjitha mjekimet e nevojshme i kam be te gjitha me dalin mire si une dhe bashkeshorti po une nuk mund te mbetem shtatzene?! ju falenderoj nese kam pergjigjje nga ana e juaj.