Rreth shtatzanisë
Malsor Melisa Masar
(13 vite më parë)
Përshëndetje Malsor
Ekografia e parë bëhet rreth javëve 8-12 të shtatzënisë, kryesisht me ekzaminim transvaginal (me sondë vaginale). Me këtë ekzaminim mund të vlerësohet mosha e përafërt e embrionit/fetusit, zhvillimi i tij me të rrahurat e zemrës fetale dhe lëvizjet aktive apo dhe shtatzënia e dyfishtë, vlerësohen keqformimet e papajtueshme me jetën, vlerësohen keqformimet e fibromiozave uterine apo të cisteve të ovareve, vlerësohen me shenja të tërthorta sëmundjet kromozonike të fetusit. Për këtë qëllim, matet e ashtëquajtura translucensa nucale (NT).
Gjithë të mirat.
Dashta me dite mas sa dite vonese te menstruacioneve mjeku e sheh ne ultraza qe ni femer o shtatzane?