Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fjetja në shpinë gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe. Kam nje pyetje per ju, jam ne muajin e 4 te shtatzenise dhe kam degjuar thashetheme se nuk ben te flej ne shpine, a mund te ma konfirmoni se a eshte e vertete pasi qe une vetem ne shpine rehatohem mire, flm shummme.

Blerina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerina.

Mjekët rekomandojnë që qëndrimi shtrirë më i favorshëm për shtatzënën dhe fëmijën, është pozicioni anash majtas. Nëse ndihesh mirë anash djathtas apo edhe shtrirë me kurriz apo dhe shtrirë me bark, ashtu qëndro. Nëse do të mpihen duart apo ndjen dhëmbje të trupit apo vëren se bebi nuk ndihet rehat në pozicionin shtrirë me shpinë, kthehu anash majtas dhe do shikosh se sa komod do ndihesh ti dhe fëmija yt.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti