Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dua të mbetem shtatzënë

Jam 26 vjecare, 1 vit ka qe jam e martur. asesi nuk ngelem shtatzene. gjinekologja me ka thene qe jam ne rregull, por prap nuk po ndodh. Do te ju kisha lutur qe te me ndihmoni duke me treguar ndonje "truk te vjeter" qe behet ne kushte shtepiake, e qe do te me ndihmonte ne ngelem shtatzene sa me shpejt, se me digjet shpirti per nje femije ;(

Selva Rexhepi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Selva

Nëse nuk ke probleme dhe ke ovulacion të rregullt dhe një spermogramë normale të bashkëshortit atëherë mund t ë tentosh për një fillim të shtatzënisë.

Acidi folik edhe mund të përdoret pa u konsultuar me mjekun. Nuk duhet të përdorësh më shumë se 0.4 mg në ditë dhe nëse ke vendosur të nisësh një fëmijë, mirë është që përdorimin e acidit folik ta përdorësh së paku një muaj përpara konceptimit e ta vazhdosh deri në fund të javës së 12-të të saj.

Për të konceptuar rekomandohet që raportet seksuale të mos jenë të përditëshme, por çdo dy tre ditë, pasi prishet cilësia e spermatozoidëve.

Të uroj fat.

/komuniteti