Analizat e mia
Iris :-)
(13 vite më parë)
Përshëndetje Iris
Trajtimi me antibiotiko terapi duhet të zgjasë 7-10 ditë dhe pas 2 javësh, të bësh një analizë kontrolli. Augumentina është një antibiotik me spektër të gjërë dhe përdorimi i saj nuk ka efekte anësore në shtatzëni. Antibiotikët nuk rekomandohen të përdoren në tremujorin e parë të shtatzënisë.
Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.
E nderuar znj keta,kam nje problem qe po me ben merak.jam ne javen e 24.kam bere analizat e urines.dhe sipas tyre me rezulton te kem infeksjon.kam rruaza te bardha 35-40 pf dhe rruaza te kuqe 20-25 pf.mjeku me dha augmentin qe e perdora vetem 5 dite.kam permiresim,por nuk di nese duhet ta vazhdoj kete mjekim.pasi kam frike nese i ben dem shtatzanise.shum flm per pergjigjen tuaj...