Dua të mbes shtatzënë, sa janë të rrezikshme infeksionet?
Krenare
(15 vite më parë)
Përshëndetje Krenare.
Infeksionet rëndojnë shëndetin e gruas dhe në veçanti shëndetin riprodhues. Ka infeksione të cilat ndikojnë mbi fertilitetin, infeksione që mund të japin çrregullime qelizore në qafën e mirës, infeksione të cilat kronicizohen dhe mundësia e trajtimit të tyre bëhet minimale. Ka dhe infeksione që tek disa gra nuk paraqesin shenja klinike, por pasojat janë të njëjta me ato që paraqiten me shenja klinike. Shumë shkurt shpjegova situatat që sjellin infeksionet, për të treguar se sa e rëndësishme është trajtimi i infeksioneve gjenitale.
Të uroj shërim të shpejtë.
Pershendetje, jam 25 vjeçare kam bere strishon cervikale dhe vaginale dhe kam bakterien Staphylococcus aureus dhe ne analize shkruan se kam rritje te sporeve te Candida alb. Numri i bakterieve 150.000. Ju lutem doktoreshe a mundeni te me tregoni se sa jane te rrezikshme keto infeksione dhe te me informoni me shume rreth ketyre infeksioneve? Ju pershendes.