Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Madhësia e mitrës

Pershendetje! Para disa kohe kam bere nje ekografi vaginale tek gjinekologia dhe ajo me tha se e kisha mitren tamam ne formen qe duhet (ne formen e dardhes) dhe po ashtu edhe te madhe. Nga shprehja e saj mu duk si gje pozitive, por do doja te me jepnit nje shpjegim me te qarte per permasat e mitres. Eshte gje pozitive??? Faleminderit!!!!!!!!

Lori (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lori.

Madhësia e mitrës varet nga nivelet e estradiolit dhe progesteronit në gjak. Problemi që ka shtruar mjekja mbi madhësinë e mitrës, nuk është i rëndësishëm. Sa për orientim, përmasat e këtij organi variojnë ndryshe tek adoleshentet, ndryshe tek femrat me moshë rirodhuese dhe ndryshme në pasmenopauze si dhe ndryshe nga një grua tek tjetra. Afërsisht tek femrat me moshë riprodhuese përmasat e mitrës janë: gjatësia 8 cm, gjërësia 6 cm dhe trashësia 4 cm.

Gjithë të mirat.

ofa (11 vite më parë)
pershendetje.. a osht normale me qen mitra 3 cm edhe me qen shtatezan ? falemindeit .

/komuniteti