Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Trombocitet e ulta

Pershendetje doktoresh te kam lodhur me pyetje gjate gjithe shtatzanis,te flm shum qe ndan kohe per ne,kesaj radhe pyetja ime eshte:bera analizat,hemoglobinen e kisha 12,mirepo trombocitet i kisha shum te ulta.dhe kjo gje me shqetson,a ka rrezik per beben??harova te them jam ne javen 38+5 pres me padurim pergjigjen tuaj.

* A & D * (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aurora

Trombocitet janë qeliza në formë pllake që ndihmojnë në hemostazë, pengimin e gjakrrjedhjes, si dhe për koagulimin e gjakut. Nëse ato janë më të ulta në numër, rreziku për një hemoragji pas lindjes është i madh. Për këtë arsye, meqënëse je në prag të lindjes, të rekomandoj të këshillohesh me mjekun hematolog për të marrë rekomandimet e duhura.

Të uroj lindje të mbarë.

xhavit (12 vite më parë)
Si e justifikoni rezultatin kur e bej hemogramin ne qku trombocitet dalin70 ndersa ne laboratore private me dalin 116 max, por deshta te njoftoj se jam shtatzan , a rriten pas shtatzanis dhe si rriten ? Faliminderitb

/komuniteti