Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësim gjatë shtatzënisë

Tung, deshta me pyet se jam ne javen e 32 dhe po me del nga vagina dicka si uje sikurse urine, smundem me mbajte apo mos eshte uji i bebes derdhet nga pak nga pak? Cka mund te jete?

Kimetjaa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kimete.

Edhe mundet të kesh një plasje të parakoshme të pjeshme të membranave. Të sygjeroj të drejtohet menjëherë tek mjeku, për të bërë një ekografi dhe të gjitha ekzaminimet e nevojshme për të përjashtuar këtë diagnozë. Nëqoftëse nuk ke plasje të ujrave, detyrimisht duhet të bësh një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, që do të ndihmojë për diagnostikimin e vaginozës bakteriale e cila shoqërohet me rrjedhje të ujshme të shtuar me ngjyrë gri.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti