Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mungesa e hekurit gjatë shtatzënisë

Pershendetje nga Mirja nga Gjermania, jam shtatzene ne javen e 34, me ka thene mjeku me mungon hekuri, me ka pershkruar tableta per hekur por prap me 18 korrik kam qene ne kontrolle dhe me tha se nuk kam hekur, çka mund te perdore ne ushqim per te fituar hekur? Flm shume.

Mirja (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mirja.

Në një anemi të lehtë dhe të moderuar, ushqimi i mirë është:

- proteinat e marra nga mishi, vezët dhe fasulet/groshët

- hekuri i marrë nëpërmjet bulmetrave, vezëve dhe mishit

- mineralet dhe vitaminat e marra nëpërmjet frutave dhe zarzavateve.

Gjithë të mirat.

/komuniteti