Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit

Jam shtatzene ne javen e 34 te shtatzenise, jam ne merak per faktin se gjate dites rreth 3 - 4 here me ndodh qe bebi nxjerr pjese te trupit te tij dhe rri si i ngrire per disa minuta pa leviz, duke me shkaktuar dhimbje ne fund te barkut dhe ne mes.

Dona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dona.

Është normale që për këtë moshë shtatzënie, të duken nëpërmjet lëkurës së barkut pjesë të bebit, kryesisht ekstremitetet e poshtëme/këmbët dhe brylat. Eksperienca më ka treguar se nuk ka ndonjë problem në lidhje me ecurinë e shtatzënisë. Edhe dhëmbjet e lehta që mund të shkaktohen nga këto lëvizje, nuk duhet të shqetësojnë. Kujdesohu për numrin e lëvizjeve të fetusit. Ato duhet të jenë mbi 10 grup lëvizjesh gjatë kohës që ndodhesh zgjuar.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti