Dua të mbetem shtatzënë
Ariola Sinani
(13 vite më parë)
Përshëndetje Ariola
Nëse nuk ke probleme dhe ke ovulacion të rregullt dhe një spermogramë normale të bashkëshortit atëherë mund t ë tentosh për një fillim të shtatzënisë.
Acidi folik edhe mund të përdoret pa u konsultuar me mjekun. Nuk duhet të përdorësh më shumë se 0.4 mg në ditë dhe nëse ke vendosur të nisësh një fëmijë, mirë është që përdorimin e acidit folik ta përdorësh së paku një muaj përpara konceptimit e ta vazhdosh deri në fund të javës së 12-të të saj.
Për të konceptuar rekomandohet që raportet seksuale të mos jenë të përditëshme, por çdo dy tre ditë, pasi prishet cilësia e spermatozoidëve.
Të uroj fat.
Pershendetje dr Faleminderit shume per te gjitha pergjigjet tuaja me vlere. Por doja t'ju beja nje pyetje . Kam kohe qe dua te ngelem shtatzan por pa sukses. Ju lutem me rekomandoni mdonje menyre , ndonje ilac Ju lutem Faleminderit Ariola