Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhje gjatë kryerjes së nevojës së madhe

E dashura mjeke, Kam dy pyetje e para ka te beje me javet e sakta te shtatezanise, diten e pare te ciklit menstrual e kam pasur me 15 prill 2011, sipas perllogaritjeve i bie te jem diku 13 jave e disa dite shtatezene, ne Kosove mjeket me kane dhene si termin te mundshem te lindjes 31 janarin kurse ne Bruksel 20 janarin, rastin e njejte e kam pasur ne lindjen e pare kur ne Londer daten e lindjes ma caktonin 11 shtatorin kurse ne Maqedoni 1 shtatorin dhe u detyraova ne 8 shtator te lind me prerje cezariane edhe pse kurre nuk mu sqarua kjo dileme. Gjate shtatezanise se tanishme kam shume vjellje dhe nga pak dhimbje barku, sipas mjekeve cdo gje eshte ne rregull por me shqeteson fakti qe gjate kryerjes se nevojes se madhe kam gjakderdhje anale. Ju lutem per keshille ne lidhje me te dy shqetesimet e mia. Dua shume te lind ne menyre natyrale, a eshte e thene qe nese lindja e pare ka shkuar me prerje cezariane edhe e dyta te jete e tille? Ju falenderoj, Sinqerisht Vali.

Vali (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vali.

Shtatzënia ndodhet në javën e 13 plus 4 ditë. Data e mundshme lindjes është 19-20 janar 2012.

Pa kësaj periudhe, besoj se të vjellat do fillojnë të largohen. Kështu ndodh me shumicën e shtatzënave. Shumë gra shtatzëna vuajnë nga kapsllëku. Këshillohet që ato të pijnë shumë lëngje dhe të ushqehen me sa më shumë të jetë e mundur me zarzavate dhe fruta. Nëqoftëse dieta ushqimore nuk të ndihmon, atëherë mund të përdoresh një laksativ të butë siç janë supostat e glicerinës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti